Ahmetaj i përgjigjet akuzave të PD: Rritja ekonomike 4.5 herë më e lartë se 2013 -Albpress Daily News
Published On: Enj, Gus 9th, 2018

Ahmetaj i përgjigjet akuzave të PD: Rritja ekonomike 4.5 herë më e lartë se 2013

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjet ndaj akuzave të opozitës lidhur me situatën ekonomike në vend.

“Ja e verteta e shifrave mbi punësimin, bizneset e reja dhe ekonominë!

Qershor 2017-Qershor 2018, rezultojne 38 mijë vende të reja pune në ekonomi.

Në shtatë-mujorin e parë të vitit 2018, jane shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të regjistruara rishtazi dhe atyre të ccregjistruara)

Dhe sa për t’ju kujtuar korbave të dëshpëruar….rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!”, shkruan Ahmetaj.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of