Afrimi i PDIU me opozitën, qëndrimi i LSI dhe loja me … -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 14th, 2018

Afrimi i PDIU me opozitën, qëndrimi i LSI dhe loja me …

PDIU deklaroi afrimin e saj me koalicionin opozitar, ndërsa Shpëtim Idrizi pritet të nisë të ashtëquajturat negociata me demokratët, ndoshta me Lulzim Bashën, për konkretizimin e një marrëveshjeje lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore.

Por lëvizja e Idrizit duket se ka alarmuar aleatët e PD-së, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka, të cilët mësohet se kanë zhvilluar edhe një takim me kreun demokrat,Lulzim Basha.

PDIU, ndonëse ishte një nga partitë parlamentare pas zgjedhjeve të 25 qershorit, sot nuk ka asnjë deputet në Kuvend, pasi emrat që ishin në listat e partisë së Idrizit, deklaruan bashkimin me socialistët.

Idrizi sot nuk është deputet, bashkëqeveris në Tiranë me Erjon Veliaj dhe emra të propozuar prej tij, janë në krye të institucioneve të shtetit. Nuk dihet nëse pas largimit të Idrizit në opozitë do të largohen edhe përfaqësuesit e tij në institucionet drejtuese apo nga pushteti vendor, apo të emëruarit politikisht do të kenë më të thjeshtë të ndryshojnë partinë për të mbajtur vendet e punës.

Burime nga opozita shprehen se paraprakisht lëvizja e Idrizit drejt opozitës ka marrë një garanci prej LSI-së, partisë së dytë më të madhe në opozitë, dhe duket se kjo garanci ka alarmuar aleatët e Bashës, që më shumë e shohin si një përpjekje për krijimin e një poli brenda opozitës, dhe që nesër mund të shndërrohet në një pol të tretë, në skenën politike shqiptare.

Afrimi i PDIU me opozitën pavarësisht se mund të trajtohet si një zgjerim i koalicionit opozitar, në fakt mund të jetë një fuqizim i LSI brenda vetë opozitës.

PDIU tregoi në 2013, ashtu si edhe LSI, se nuk kanë ndonjë lidhje të fortë me PD, qoftë edhe politikisht, krahasuar kjo me pushtetin.

Nëse PD është në pushtet aleatët e saj do i ketë në rrjesht në koalicion, por nëse mbetet në opozitë, të paktën dy nga aleatët e saj, mund të jenë të gatshëm të hyjnë në bisedime me çdo grupim brenda Rilindjes, pa përfshirë këtu Edi Ramën.

PDIU dhe LSI edhe më parë kanë pasur marrëveshje bashkëpunimi mes tyre dhe partia e Idrizit është konsideruar si mbështetësve e inisiativave të LSI, në atë kohë e drjetuar nga Ilir Meta.

Të dy partitë, njëra e drejtuar nga një ish-deputet dhe ish-funksionar socialist, dhe tjetra me program tërësisht të majtë, janë në opozitë me Edi Ramën, por jo me Erjon Veliajn.

Drejtuesit e dy partive politike sot në opozitë me Ramën, janë treguar të kujdesshëm në raport me Erjon Veliajn, madje vështirë se prej tyre mund të gjesh akuza në drejtim të Kryebashkiakut të Tiranës, që në jo pak raste konsiderohet si pasardhësi i Edi Ramës në krye të PS-së.

Koha do të tregojë seriozitetin e marrëveshjes që secila nga këto parti mund të nënshkruajë me Bashën si kryetar i PD, por ajo që dimë të paktën nga ajo se çfarë ka ndodhur, është se të dyja janë të prirura të jenë pjesë e pushtetit dhe të anojnë andej nga shkon ai.

Sot ato janë në një pozicion opozitar të detyruar pasi Rama arriti t´i mbyllë derën dhe dritaret…

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of