Adi Krasta: Mos e prekni Teatrin, pas tij do shemben... -Albpress Daily News
Published On: Pre, Qer 29th, 2018

Adi Krasta: Mos e prekni Teatrin, pas tij do shemben…

Prezantuesi i njohur Adi Krasta ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, për të pritur Teatrin Kombëtar.

Krasta shkruan se ai është objekt i Trashëgimisë Kulturore dhe nuk duhet shkatërruar. Sipas tij, teatri i ri duhet të ndërtohet në një tjetër vend.

Ai paralajmëron se të njëjtin fat me Teatrin Kombëtar mund të ketë edhe Galeria e Arteve dhe Muzeu Kombëtar.

Shkrimi i plotë nga Adi Krasta i botuar në faqen e Nisma#:

Në rrethanat kur duket se qeveria dhe vizionari i vetëm i saj dhe i Tiranës, bashkë me të zellshmit e DEAL – ve e kanë marrë vendimin për prishjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar (Një Trashëgimi Kulturore), ajo çfare të fyen më shumë:

1. Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbutëri pushteti e këtij grupimi për të realizuar atë për të cilën tjetërkund e kohë më parë e kanë firmosur, në emër të haraçeve apo babezisë, e që pa asnjë dyshim nuk lidhet me përvuajtjen e mungesës së një teatri.

Teatri mund të ndërtohet i bukur e modern kudo tjetër ku nuk dëmtohet trashëgimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i një pakice. Shumica që vendos me votë politike është vetëshpallur sot si asnjëherë edhe si njohëse e arkitekturës edhe si njohëse e urbanistikës edhe si njohëse e aktrimit ( sidomos aktrimit ) dhe me arrogancën e padijes vulos dhe çfarë është vlerë e çfarë jo për këtë vend.

2. Paligjshmëria apo shembja e paturpshme e çdo ligji që lejon një tjetër SHËMBJE. Atë të Trashëgimisë. Nuk është hera e parë. Këtë fat pati stadiumi ‘Qemal Stafa’ e këtë fat (nëse çmenden krejt) do ketë shumë shpejt Muzeu Kombëtar e Galeria Kombëtare.

3. Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur të mbyt me makinerinë e ‘fake news’ rilindas-gjoja-leftist edhe kur të shan nga nëna e nga ‘robt’.

Një qeveri që ngriti bunkerë betoni si muze në mes të Tiranës, mund të shndërrojë në muze një teatër kombëtar – trashëgimi kulturore, në emër të frymëve që e mbajtën gjallë. Një qeverie të (pa)përgjegjshme dikush mund t’i kujtojë se Londra është e mbushur me ndërtesa teatrosh të vjetër që ndoshta nuk hynë as ne listën e trashegimisë së ligjëruar e që ju bien çatitë në mes të shfaqjeve e përsëri nuk shemben në emër të rrëmbimit te territorit.

Teatrot e rinj janë ndërtuar modeste me përkushtim të sinqerte politikash kulturore e me donacione dashamirësish.

Jo poshtë kullave e jo brenda tyre.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of