“Absolutisht…”, Joachim Löw përgjigjet nëse do të drejtojë Real Madridin -Albpress Daily News
Published On: Pre, Qer 1st, 2018

“Absolutisht…”, Joachim Löw përgjigjet nëse do të drejtojë Real Madridin

Një kandidat më pak për stolin e Real Madridit. Trajneri i ekipit kombëtar gjerman të futbollit, Joachim Löw, e ka sqaruar çështjen dhe është vetëpërjashtuar si zëvendësues i mundshëm i Zinedine Zidane në stolin e “Los Blancos”. “Unë mund të them absolutisht, për mua kjo nuk është një çështje. Tani jam fokusuar në Kupën e Botës, jam i sigurtë se Real Madridi do të gjejë një zëvendësues të mirë”, – iu përgjigj trajneri gjerman pyetjes nëse ai do të trajnojë ekipin e bardhë.

Löw u shpreh me këtë forcë gjatë konferencës së shtypit, që dha të premten në mëngjes, nga grumbullimi i “Mannschaft”, përpara miqësores që Gjermania do të luajë nesër kundër Austrisë, përpara fillimit të Kupës Botërore në Rusi. Trajneri gjerman ishte i befasuar edhe nga largimi i trajnerit francez: “Po, edhe dorëheqja e Zidanes më ka habitur”.

Joachim Löw ishte një nga opsionet më serioze për të zëvendësuar Zidane në krye të Real Madridit. Vetëshpallja e tij më tej e hap rrugën për Maurico Pochettino, kandidati tjetër i madh.