A do te vazhdoje koalicioni PD-PBDNJ? Ja çfare u vendos ne takimin Basha-Dule... -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 14th, 2018

A do te vazhdoje koalicioni PD-PBDNJ? Ja çfare u vendos ne takimin Basha-Dule…

Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, ka zhvilluar nje takim me kreun demokrat, Lulzim Basha. Takimi u mbajt ne nje kohe kur koalicionit opozitar po i bashkohet edhe PDIU e Shpetim Idrizit.

Referuar perplasjeve mes PDIU dhe PBDNJ dhe faktit dhe Idrizi do te jete pjese e opozites ne zgjedhjet e ardhshme, u vu ne pikepyetje nese partia e drejtuar nga Vangjel Dule do te vazhdonte koalicionin me PD.

Por pas takimit me Bashen, Dule duket se ka marre garancite e nevojshme qe raportet mes dy partive nuk do te ndryshojne.

Dule ka pohuar se koalicioni me PD do te vijoje.

Burimet shprehen se nga PD, PBDNJ ka marre garancine se ne zonat minoritare, atje ku kjo parti ka forcen e saj elektorale, kandidatet do te propozohen nga partia e Dules, ose do te kene aprovimin e tij. Duket se kaq ka mjaftuar qe Dule te terhiqet nga vendimi i paralajmeruar pak dite me pare, se PBDNJ mund te largohej nga koalicioni me demokratet.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of