Published On: Hën, Qer 11th, 2018

A do të rikandidojë Veliaj për Tiranën? Ja çfarë thotë Kryebashkiaku…

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, i konsideroi marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, si shumë pozitive. Në lidhje me rikandidimin e tij në Tiranë, ai u shpreh se ende nuk është përcaktuar.

Tare: Po vjen qershori tjetër, zgjedhjet vendore, do të jeni ju kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën?

Veliaj: Ne kemi nisur një proces dhënie llogari në Partinë Socialiste për të gjithë bashkiakët tanë. Unë e drejtor shoqatën e bashkive. Kështu që do të ishte abuzim që unë të thosha po, po unë i kam mbyll punët e mia dhe janë këta të tjerët që janë problem. Ne do të respektojmë të njëjtin regjim për të gjithë. Kemi një proces llogaridhënie bashkë me qeverinë në komunitet. Më rezulton që shumica e bashkiakëve tanë kanë punuar shumë mirë dhe po marrin feedback shumë pozitiv . Ka gjithmonë vend për përmirësim. Ama në fund të 61 ne do t’i nënshtrohemi të njëjtin proces.

Tare: Që është?

Veliaj: Që do të kërkojmë fillimisht votëbesimin nga Partia Socialiste për konfirmimin tonë, pastaj të publikut. Fakti që feedback-u është pozitiv në Tiranë sigurisht që më inkurajon, por ama unë si gjithë të tjerët, do të respektojmë të gjithë procesin e Partisë Socialiste.

Tare: Pra nuk do të përfitoni nga marrëdhënia juaj me kryeministrin Rama?

Veliaj: S’kam Përfituar kurrë nga marrëdhënia me Edin edhe sigurisht që të pasurit e një marrëdhënie me kryeministrin, vetë ish-kryetar bashkie, me gjysmën e zemrës të lënë pas në këtë qytet, patjetër që më ndihmon, patjetër që kontributi i kryeministrit dhe dashamirësia e qeverisë për të ecur puna në Tiranë dhe për ta çuar nga afolio apo indietro në marsh të pestë është i paprecedentë dhe sigurisht që unë ndihem i bekuar për këtë. Por kurrë nuk kam abuzuar me këtë marrëdhënie dhe në PS do të trajtohemi të gjithë njësoj pavarësisht reputacionit, pavarësisht sondazheve, pavarësisht çdo gjeje. Të 61 kandidatët do të duhet të kalojnë filtrin dhe votëbesimin e PS.

Tare: Z. Veliaj si janë marrëdhëniet tuaja me kryeministrin Rama, personale, politike etj?

Veliaj: Unë nuk besoj se kemi pasur njëherë një rast kur një kryetar bashkie dhe një kryeministër të kemi pasur marrëdhënie më të mirë, më të afërt dhe.. Kur shikoj se si qyteti fjeti gjumë katër vjet, them si kanë humbur shansin që një ish-kryeministër dhe një ish-kryetar bashkie të maksimalizonin të qenit një skuadër për qytetin e Tiranës. Mos më keqkupto. E gjithë Shqipëria është e rëndësishme. Tirana është kartolina. Shumica e njerëzve në Tiranë vijnë.