A do e dorëzojë mazhoranca Fatmir Xhafajn? Ja përgjigjia e Gramoz Ruçit… -Albpress Daily News
Published On: Sht, Qer 30th, 2018

A do e dorëzojë mazhoranca Fatmir Xhafajn? Ja përgjigjia e Gramoz Ruçit…

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i është përgjigjur sot pyetjes së mediave, nëse mazhoranca do të pranojë kërkesën e opozitës për largimin e Fatmir Xhafajt, nga posti i ministrit të Brendshëm.

Ruçi theksoi se çdo opozitë, nga dita e parë që le pushteti, nis përgatitjet për zgjedhje, kërkon largimin e qeverisë, ministrave të veçantë apo zgjedhje të parakohshme.

“Tani për kërkesat e opozitës, mua nuk më shqetëson fare, pasi ka një rregull në demokraci që cdo forcë që del në opozitë që ditën që lë pushtetin e fillon përgatitjet për të marrë pushtetin, dhe kërkesat janë të natyrshme, që nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme, deri te mocionet e mosbesimit për qeverisjen, apo për ministra në veçanti.

Sigurisht janë pjesë e luftës politike të partisë duke përdorur rregullat dhe normat e demokracisë, instrumentet e saj nëpërmjet seancave të pyetjeve, interpelancave, mocionet me debat apo mosbesim dhe në fund ngelet vota elektorale, alternativë tjetër nuk ka.

Unë nuk pres dhe nuk ka për të ndodhur që kërkesat për ministra apo qeverinë të opozitës të mos ekzistojnë”, tha Xhafaj.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of