75 vjeçari i jep fund jetës me fotoksinë -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

75 vjeçari i jep fund jetës me fotoksinë

Një shtetas 75- vjeçar i ka dhënë fund jetës duke gëlltitur fostoksinë. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shkodrës, e cila sqaron se 75- vjeçari ka mbërritur gjallë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por ka ndërruar jetë më pas.

“Më datë 11.07.2018, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi L.M., vjeç 75, i cili është dërguar në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë dhe rreth orës 13:45 ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of