Published On: Mër, Mar 14th, 2018

5 mijë euro për një vend pune, mësuesja nxjerr emrin e drejtoreshës që bën ‘kërdinë’ në Vlorë

Share This
Tags

​Një mësuese ka nxjerrë emrin e një drejtoreshe në Vlorë, ku pa e shpërblyer me një shumë të majme lekësh nuk mund të punësohesh.
Bëhet fjalë për drejtoreshën e arsimit në Vlorë, Albana Hodajn, për të cilën një mësuese në kushtet anonimati nga qyteti bregdetar ka denoncuar skandalin që ajo bën për emërimet e mësueseve në këtë zonë.

Mesazhi është denoncuar në adresë të ish kreut të qeverisë Sali Berisha.

Denoncimi

Denoncohet korrupsioni qe ndrikull Nikolla shnderroi ne sistem ne arsimin shqiptar!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:

Emerimet me 5 mije euro ne qytetin e Vlores. sb

“Pershendetje Doktor!

Ju falenderoj qe jeni zeri jone,zeri i njerzve te thjeshte.

Jam nje mesuese ne qytetin e Vlores,terrorizohemi perdite nga drejtoresha e DAR, Albana Hodaj.

Albana ish-mesuese ne nje gjimnaz privat ne Vlore,u katapultua ne krye te DAR sapo Nikolla mori ministrine. Eshte mekat qe ky institucion kaq i rendesishem drejtohet nga nje femer e pa formuar si Albana.

Institucioni qe duhej te ishte kulti i dijes eshte kthyer ne nje magazine pazarash. 5mije € vendi i punes ne qytet. 4 mije ne zonat periferike. Gjasme respektojne portalin e mesuesit por e verteta eshte qe respektojne perkatesine politike dhe pagesat nga 4mije deri ne 5mije €.

Duke ju falenderuar per mbeshtetjen ju uroj gjithe te mirat dhe ju kerkoj ndjese qe ky sms vjen ne kushte anonimati pasi kam frike per vendin e punes.”