Published On: Mar, Qer 5th, 2018

Ish-ministri i Ramës: Reforma në drejtësi dështoi, ka derivuar vetëm te interesat e PS

Mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka bllokuar Shkollën e Magjistraturës pasi koha e dispozitave kalimtare ka mbaruar dhe askush nuk mund të emërojë magjistratët që përfundojnë studimet në qershor, ndërkohë që Shkolla e ka të pamundur edhe të nisë konkurset e reja në vjeshtë.

Deputeti i LSI-së Nasip Naço ishte i vetmi opozitar dje në Komisionin e Ligjeve. I ftuar në “Fax News”, ish-ministri i Drejtësisë, u shpreh emërimet e magjistratëve nuk duhet të bëhen nga KLD.

“Në traditën e maxhorancës pra dhe të komisionit të ligjeve, një pjesë e mirë e projektligjeve nuk konsultohen me askënd sepse maxhoranca pretendon se i ka të gjitha kapacitete ligjore. Vetëm ditën e djeshme, ligji për avokatinë është ndryshuar 100% nga drafti i paraqitur nga ekpertët e nivelit të lartë. Aty mund të ishte një mbledhje kooperative se sa një komision i ligjeve sepse është ndryshuar tërësisht ligji.

Në vazhdën e këtyre ndryshimeve të pakonsultuara me askënd kanë sjellë dhe projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është një ligj shumë i rëndësishëm dhe unë personalisht kisha nevojë për t’u konsultuar më grupin parlamentar të LSI-së, për t’u konsultuar dhe për të marrë një vendim politik sesi do të procedohet më tej. Pasi ky ligj kërkon 84 vota dhe sigurisht kërkon dhe votat e një pjesë të opozitës.

Kërkova kohë për të apstenuar dhe për t’u konsultuar dhe me grupin, por dhash dhe mendimin tim paraparak, që neni 160 të propozuar për ta ndryshuar nga kryetari i komisionit dhe një anëtare  e komisionit, kisha rezervat e mia sepse kishte të bënte me emërimin e studentëve magjistratë, emërim që do të bëhët nga një Këshill i Lartë i Drejtësisë, një këshill që i ka mbaruar  çdo lloj mandati është në limitet e fundit, dhe duhet të ishte në limitet e fundit. Por nuk është faji ynë si LSI dhe as i PD-së që reforma në drejtësi ka dështuar, është devijuar, është mënjanuar dhe është drejtuar vetëm në një drejtim për të plotësuar interesat e Partisë Socialiste”, tha Naço.