Published On: Hën, Qer 4th, 2018

Euro sërisht në pikiatë, ja shkaku kryesor sipas ekspertëve

Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, duke vijuar kurbën ulëse të nisur rreth dy muaj më parë.

Një euro këmbehet sot me 124.7 lekë. Euro po luhatet ne nivelet më të ulëta që nga viti 2009.

Prej fillimit të këtij viti euro ka humbur 15 pikë, me një ritëm rënie të përshpejtuar në dy muajt e fundit.

Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që sipas ekspertëve po kanalizohet përmes ndërtimeve.

Ekspertët e bankave pohojnë se ndikim ka dhe procesi i deeuroizimit, të nisur nga Banka e Shqipërisë, por që nuk është thelbësor.