Published On: Mar, Qer 12th, 2018

27 vjet PS, Tahiri ka një mesazh dhe flet për ringritjen: Jeta ma solli të kuptoj…

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikun e drogës, ka zgjedhur 27 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste për të dhënë një mesazh në drejtim të socialistëve.

Ndërsa ka uruar të gjithë kolegët e tij në PS, Tahiri sjell në vëmendje momentet e vështira, ndërsa flet për ringritje.

“Momente të vështira ka gjithmonë, jeta ma solli ta kuptoj shumë mirë këtë.  Ka plot të tjerë që kanë parë e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot. Por dikur, do ringrihemi! Herët, me shumë se vonë. Për gjithcka nuk bëmë dot, e gjithcka duhet të bëjmë për të mos u përkulur para padrejtësisë”, shkruan ndër të tjera Tahiri.

Postimi i plotë

Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burra e gra, te rinj e te reja ne PS.

Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.

Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.

Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.

Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.

Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.

Gezuar!