20 shkurti dhe rënia e bustit të Enver Hoxhës, del foto e papublikuar më parë -Albpress Daily News
Published On: Hën, Shk 19th, 2018

20 shkurti dhe rënia e bustit të Enver Hoxhës, del foto e papublikuar më parë

Rënia e bustit të Enver Hoxhës nuk mund të harrohet nga asnjë nga ata që ditën e 20 shkurtit të vitit 1991 ishin në shesh, por dhe të tjerë që e panë nga televizioni.

Sot historiani Kastriot Dervishi ka nxjerrë një foto të re nga arkivat e Ministrisë së Brendshme, ku duket edhe makina e tipit “Ifa” duke tërhequr bustin e ish diktatorit komunist.

Pamje e sheshit “Skënderbej” pak çaste para rrëzimit të shtatores së diktatorit. Makinat tip “Ifa” që shihen në foto janë të parkut të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me njërën prej tyre (të shënuarën me vijë të kuqe), pasi u rrëzua, u tërhoq zvarrë shtatorja e diktatorit.