Published On: Die, Jan 14th, 2018

14 gazetarë francezë “birësojnë” 14 gazetarë nga Turqi

Shpërndaj
Tags

Gazetarët prestigjozë të Francës filluan një protestë interesante.

14 gazetarë francezë birësuan 14 gazetarë nga Turqia, të cilët aktualisht janë të burgosur në Turqi.

Duke i dërguar edhe nga një letër kolegëve të tyre turq, ata janë shprehur se protesta e tyre do të zgjerohet dhe do ta vazhdojnë protestën derisa gjykata të jap vendimin.

Lista e gazetarëve francez dhe turq:

Sorj Chalandon (Ahmet Sik), Catherine Clement (Çagdas Erdogan), Florence Aubenas (Cihan Acar), Fabienne Sintes (Zehra Dogan), Elise Luce ( Aysenur Parildak), Edëy Plenel (Tunca Ogreten), Bernard Pivot (Turhan Gunay), Annick Cojean (Kadri Gursel), Marie-Monique Robin (Meltem Oktay), Patrick de Saint-Exupery ( Inan Kizilkaya), Pierre Haski (Ahmet Altan), Jean-Xavier de Lestrade (Kazim Kizil), Jean-Claude Guillebaud (Mehmet Altan), Plantu (Musa Kart)

Nga gazetari Sorj Chalandon për Ahmet Sik

Nuk e di se çfarë dëshire mund të ketë një njeri për dikë që është pas hekurave. Sikur të isha i lirë, ta shpërtheja gjithë urrejtjen përpara telave (të burgut) Silivri. Sikur të isha zog e të fluturoja mbi qytet, t’i çaja retë dhe të zbrisja drejt burgut. Sikur të isha erë e të fryja, poshtë sirtarit të madh e të ulërija. Sikur të merrja fuqi nga uji, kripa e rëra e Marmarasë, po ashtu nga shirat që do të bien, dhe të fryeja në muret e burgut derisa të dridheshin.

Le të bëhem njeri i lirë, zog apo erë, për ty kam vetëm një dëshirë, dhe ajo është drejtësia.

Nuk je vetëm Ahmet. Familja, të afërmit, shokët që ke në Turqi dhe në të katër anët e botës, ne të gjithe jemi roje të lirisë tënde të privuar, jemi zogjtë që të fluturojë mbi krye dhe era që fryen.

Të qeshurat e fëmijëve tuj, do të bëjnë që t’i harrosh vuajtjet e kësaj padrejtësie.