Published On: Sht, Jan 13th, 2018

105 vjetori i Policisë, Xhafaj: Sfidë arritja e standarteve të BE, kapja nga politika dështoi

Shpërndaj
Tags

Në një fjalim të gjatë në aktivitetin e 105 vjetorit të themelimit të policisë së shtetit, ministri i Brendshëm ka mjaftuar një fjalim të gjatë ku ka folur rreth sfidave që ka kaluar ky institucion, dhe atë çfarë e pret në të ardhmen.
“Sfida e ditës për Policinë e Shtetit është kapja e ritmit të organizatave europiane e të mbërrijë kësisoj në standardet e vendeve të BE-së. Me reformat e gjithanshme të ndërmarra vitet e fundit, qoftë ligjore, infrastrukturore, në burime njerëzore, kemi tashmë një Polici më të përgatitur dhe më reaguese, në mbrojtje të sigurisë publike, jetës dhe pronës së shtetasve”, tha Xhafaj nga aktiviteti i mbajtur në Lezhë.

Ai u ndal ne nje nga operacionet e fundit qe do te kete shtrirje mbi vete policine.

“Ne jemi duke realizuar, me mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe kontributin aktiv të partnerëve ndërkombëtar një projekt ristrukturimi të policisë që do ta bëjë atë shumë më prezente dhe më eficente në kontrollin e territorit dhe do të mundësojë një lidhje më të drejtëpërdrejtë të punonjësit të policisë së zonave policore me komunitetin përkatës dhe kryesorja në shërbim të çdo familje e çdo qytetari banorë të atij komuniteti. Operacioni ‘Forca e Ligjit’, siç ka dhe emrin, do të vendosi autoritetin e Policisë së Shtetit dhe punonjësit të Policisë në luftë me krimin dhe organizatat kriminale. Vetëm në dy muaj ka shënuar rezultatet e para premtuese, duke dëshmuar se Policia është e vendosur të godasë intensivisht grupet kriminale, tashmë të identifikuara.Mbështetja e Qeverisë, bashkëpunimi aktiv me prokurorinë dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese në vend si dhe me kontributi i drejtëpërdrejtë i partnerëve ndërkombëtarë në këtë sfidë madhore për të ardhmen e vendit, është një inkurajim dhe garanci e madhe për suksesin që duam të arrijmë.Procesi i Vetting-ut që nis së shpejti do të reformojë në kapacitetet e saj njerëzore Policinë e Shteti duke synuar të promovojë pjesën më të shëndetshme të saj, punonjësit më me integritet, ata më të trajnuarit, më të arsimuarit, të cilët për hir të së vërtetës janë shumicë në këtë organizatë”, tha Xhafaj.

Ai i dha edhe nje mesazh politikes, qe sipas tij ka ndikuar por dhe e ka perdorur policine.

“E gjithë historia e këtyre 27 viteve ka treguar qartësisht se ndikimi, apo më keq akoma përdorimi politik i policisë ka qenë një dështim i madh politik i vetë atyre që e kanë tentuar këtë sipërmarrje. Ne këtë mësim të historisë e dimë shumë mirë. Është shenjë e një sjellje politike jo të pjekur dhe jo në interes të publikut e të vendit sulmi politik që synon ta tregoj Policinë si një organizatë të inkriminuar. Ndaj nga kjo foltore, apeloj fuqishëm për të ndalur dhunën verbale ndaj Policisë së Shtetit”, ka thene ministri Xhafaj.

Me rastin e 105 vjetorit të themelimit të policisë shqiptare, ku qeveria i ka kushtuar edhe një ceremoni me nderime të veçanta dhe shpërndarjes së disa dekoratave, kanë dalë në dritë edhe detaje që ndoshta nuk i dinim.

Ky institucion është krijuar pikërisht në datën 13 janar të vitit 1913, kjo karahas institucioneve të tjera që kishte krijuar më herët qeveria e Vlorës.

Për të gjithë ata që kanë pjesë e aktivitetit të organizuar nga Policia e Shtetit kanë parë edhe një dokumentar që me fillimet e policisë si domosdoshmëri e shtetit e deri te roli i strukturave që janë ngritur në luftën kundër krimit në vend.